Në një takim me gratë dhe vajzat në Dibër në kuadër të fushatës elektorale, kryesocialisti Rama tha se numri i vajzave në polici dhe në Forcat e Armatosura është rritur ndjeshëm. Më tej, Rama tha se Dibra është cliruar nga laku që e mbante të ndarë nga pjesa tjetër e vendit dhe se është jastëku i gjelbër i kryeqytetit.
“Vajzat në polici jo vetëm ishin më pak se 5 për qind, por ishin të lëna nëpër cepa. Sot ne e kemi tre fishuar numrin e grave dhe vajzave në policinë e shtetit, janë përfaqësimi më dinjitoz i yni. Në Forcat e Armatosura ishin më pak se 10 për qind, sot janë dy fishi dhe 22 për qind e tyre janë me gradën e oficerit. Është thyer akulli dhe tani është hapur rruga. Dua t’ju them, shikojeni sot Dibrën, ka një frymëmarrje tjetër e ndjen sapo hyn.
Dibra sot ëshët cliruar dhe i ka ikur laku nga fyti që e mbante si tëzgjidhur nga trupi i vendit, është bërë jastëku i gjelbër i kryeqytetit. Për të shkuar nga Tirana në Durrës dhe nga Tirana në Dibër është bërë e njëjta kohë. Detyra ime mbaron kur të hapet dhe rruga Maqellarë- Peshkopi. Ju jeni shembulli më ekstrem i fjalës ‘Beso e Kontrollo’. Dhe pak ditë dhe rruga Peshkopi Maqellarë do të jetë e hapur. Tani ju keni mundësi të dilni në Tiranë, Durrës ose në Pogradec duke i rënë nga Librazhdi.
Po punojmë dhe për rrugën e Lurës që do mbyllet shumë shpejt. Ky vend do të jetë një zonë e gjelbër e Tiranës.”
/ abcnews.al