Arbër Hasa dhe Joldi Peçi janë dy personat të cilët u arrestuan nga Policia e Kosovës, me dyshimin se furnizonin me armë grupet kriminale.
Burime për ABC News thanë se armët dyshohet se merreshin nga Kosova. Dy të rinjtë dyshohet se kanë trafikuar armë dhe herë të tjera.
Deri tani nuk rezulton të kenë lidhje me persona të tjerë të arrestuar më herët për trafik armësh Kosovë- Shqipëri.
Pistoletat shiteshin më pas te grupet kriminale ki çmimet varionin nga 2000 deri në 3000 euro./abcnews.al


