Vajzat kuqezi për rekord, “show” me 5 fola në “Air Albania”

schedule19:10 - 21 Tetor, 2021

schedule 19:10 - 21 Tetor, 2021

Kombëtarja shqiptare e femrave ka fituar ndeshjen më Armeninë me rezultatin e thellë 5-0, në kuadër të kualifikueseve të Botërorit.

Me këtë fitore vajzat kuqezi kanë arritur një rekord në historinë e kombëtares shqiptare për femra, sepse fitorja ndaj vajzave Armene është më e thella deri tani.

Shqipëria ishte dominuese gjatë gjithë lojës ndaj kundërshtareve, duke shënuar plot 5 gola njëri më i bukur se tjetri. Megi Doçi ishte lojtarja më e mirë në fushën e lojës e cila arriti të shënojë dy herë për kombëtaren tonë si dhe dha asist për shoqen e skuadrës, për të shënuar edhe golin e dytë.

Golat në këtë ndeshja janë shënuar, 12’ , 43’ Doçi, 16’ , 62’ Hamidi, 90’ Lufo. /f.a/abcnews.al