Muaji Mars është muaji dedikuar vajzave dhe grave dhe në programin ‘Sheshi i Dollarit’ u diskutua lidhur me fuqizimin e tyre në fushën e biznesit.
Për sipërmarrësen Esmerina Hidri programet që ajo kordinon kanë si qëllim fuqizimin e kësaj gjinie në sipërmarrje. Sipas saj pengesa kryesore është kultura dhe konteksti ku operojnë, si dhe përmendi thellimin në informacion si një problematikë që vijon.
“Prej 6 vitesh jam menaxhere projektesh në fushën e industrisë kreative dhe kanë synimin për fuqizimin e grave në sipërmarrje. Programet që kordinojë kanë si qëllim fuqizimin e vajzave që kanë si synim të sjellin një produkt në treg.
Këto programe janë të rëndësishme për të ardhur më pranë këtij targetgrupi. Ka nevojë që të dyja palët të kontribuojnë, të marrin informacion. Duhet të shtyjmë njëri- tjetrin. Një pengesë kryesore është kultura dhe konteksti ku operojmë. Unë kam pasur mundësi në aksesin e informacionit ose studimin jashtë Shqipërie. Kjo është vështirësi goxha e madhe kulturore apo ekonomike.
Këto politika duhet të tërheqin vajzat që jo lirshëm shkojnë drejt tyre. Jo gjithmonë njerëzit thellohen në një informacion, kufizohen në gjëra bazike. “
/ abcnews.al

