Vajzat e skandaleve? Gugu: Le të nxjerrin edhe foto nudo nëse kanë. Iva Aliko: Po zvogëloj buzët

schedule18:25 - 26 Mars, 2021

schedule 18:25 - 26 Mars, 2021

Personazhet tejet të diskutuara Iva Aliko dhe Gugu ishin të ftuara ditën e sotme në programin ‘Abc e Pasdites’ me moderatorin Ermal Peçi, ku treguan për miqësinë që kanë me njëra-tjerën.

Ermali i pyet nëse bezdisen që shpesh herë janë në qendër të medias, sidomos mes komenteve negative. Gugu tha se ka deshirë që të flasin non stop për të dhe nuk e vret mendjen fare, madje mërzitet kur nuk thonë diçka.

“Jam një tip që nuk më ka interesuar kurrë dhe nuk do më interesoj kjo pjesë”, tha Iva.

“Është dëshira ime më e madhe kur shoh një armik që më shan, më ofendon. Nëse keni ndonjë foto të Gugut nudo merreni nxirreni në televizion kudo, s’më intereson fare”, tha Gugu.

Iva Aliko ka qenë nga ato vajza të showbiz-it që ka rënë në sy për ndërhyrjet e saj estetike dhe sipas saj janë të paktë personat që janë në këtë fushë të mos ngacmohen për të bërë ndërhyrje.

“Kur je në moshë disi më të vogël ke atë qejfin që të eksperimentosh. Buzët i kam pasur shumë mishtore por 16 vjeç ku më mori rryma e kohës dhe i bëra. Kam bërë edhe bëj disa seanca për t’i hequr apo për ti bërë më natyrale”.

Ermali i pyet se çfarë I bën seksi apo pëlqejnë vajzat tek vetja e tyre?

Gugu: Shikimi, lëvizja e qerpikëve dhe ecja provokuese.

Iva: Gjoksi, b*thët dhe këmbët.

A janë ato vajza materialiste sikurse edhe përfliten? Gugu duke qeshur tha Iva më shumë se ajo, çka shkaktoi shumë të qeshura.  Të dyja u shprehen se nuk është në kriteret e tyre primare llogaria bankare, por sigurisht që nuk mund të marrin një parazit. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!