Vajzat e karatesë, Migena Doci dhe Samanta Aliaj ushtrojnë taekwondo-në

schedule20:34 - 22 Prill, 2023

schedule 20:34 - 22 Prill, 2023

Ne pamje te pare duket nje sport armiqesor qe frekuentohet nga meshkujt, por taekwondo se fundmi perqafohet masivisht edhe nga femrat. Megjithese eshte sport jo shume masiv ne vend, taekwondo ka nisur te perqafohet nga shume femije e te rinje ne qytetin e Durresit.

Por ajo qe bie me shume ne sy eshte fakti qe kjo lloj disipline pak e njohur ne Shqipëri ka terhequr shume vajza te reja, te cilat e kane zgjedhur ate mes dhjetra sporteve te tjeta.  Arsyet qe ushtrohen ne kete disipline jane te shumta, por dy dominojne mbi te tjerat: per te mbajtur trupin ne forme por edhe per vetembrojtje.

Migena Doci dhe Samanta Aliaj jane dy vajza qe prej vitesh usjtrohen ne kete disipline sportive. Ato kane vite qe ushtrohen ne kete disipline. Fillimisht ato e nisen vetem si dicka te perkoheshme por tashme ushtrohen  rregullisht tre deri ne kater dite ne jave. Madje, tashme ato kane nisur edhe pretendimet e tyre per tu bere sportiste profesioniste. Frytet e para te vullnetit te tyre te hekurt ato kane nisur ti marin. Ato moren medalie ne kampionatin e zhvilluarbpak dite me pare ne Durres.

Trajneri i Samantes dhe Migenes, Xhersi Kurti tregon per Abc se taekwondo eshte nje disipline qe dita dites frekuentohet edhe me shume nga moshat e reja. Ai thote se ka disa element qe ne te ardhmen mund te behen sportiste profesionist.

Pak dite me pare, ne qytetin bregdetar u mbajt kampionati i 23-te ballkanik i taekëondo-s, ku studentja e UAMD-se, Migena Doçi, si pjese e ekipit kombetar mori medaljen e bronzte. Por ne kete kampionat krahas Migenes dhe Samantes moren medalie edhe dy djem. Me trajnerin Xhersi Kurti, Migena dhe Samanta stërviten prej vitesh dhe ai është i bindur që dy sportistët e rinj ende nuk kanë shpalosur të gjithë potencialin e tyre.

Angazhimi i Migena Doçit në taekwondo pritet të jetë jetëgjatë. Sportistja durrsake synon ambientet në aktivitetet e tjera kombëtare dhe kundër, e pse jo të marrë medaljen e artë në një të ardhme të afërt. Në kampionatin e 23-të Ballkanik të Taekëwondo-s, që u mbajt në fundjavë në Durrës më pjesë 9 shtete nga Ballkani, me 460 sportistë të grupmoshave të ndryshme.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!