Vajzat e Grimës thyhen në Skoci, Kosova reziston me dhjetë përballë Turqisë

schedule22:32 - 23 Tetor, 2020

schedule 22:32 - 23 Tetor, 2020

Kombëtarja shqiptare e femrave nuk ia del të evitojë humbjen në Skoci. Ekipi i Armir Grimës u mposht 3-0 në sfidën e eliminatoreve të Euro 2022. Lojtaret kuqezi rezistuan mirë në pjesën e parë, por Rachel Corsie zhbllokoi takimin në minutën e 37-të.

Çerek ore nga fundi erdhi edhe goli i dytë. Caroline Weir, mesfushorja e Manchester City, mposhti Antigona Hyskën. Skocia fitoi një penallti në minutat shtesë dhe Weir nuk gaboi, duke gjetur një tjetër gol.

 

Renditja në grupin e Shqipërisë

Përfundimisht 3-0 për skuadrën vendase, që ngjitet në vend të dytë me 9 pikë të plota. Vetëm vendi i katërt për Shqipërinë, që numëron një fitore në gjashtë takime të luajtura.

 

Renditja në grupin e Kosovës

Ndërkohë, vajzat dardane dolën të pamposhtura nga transferta në Turqi, edhe pse luajtëm me dhjetë lojtarë prej minutësh së 35-të, moment kur Liridona Syla mori kartonin e dytë të verdhë. 10 pikë numëron Kosova dhe renditet në vend të katërt. /abcnews.al

Ndeshjet eliminatore, Euro 2022
Skoci (F) – Shqipëri (F) 3-0
(Corsie 37′, Weir 75′, (pen) 90+3′)
Turqi (F) – Kosovë (F) 0-0

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!