Për Arta Istrefin, themeluesen e ‘Gratë Ndërmarrëse të Kosovës’, në sipërmarrje ka një shtim të numrit të grave në biznes duke u pasqyruar edhe me pjesëmarrjen e tyre në borde publike. Sipas saj, ëshët sfidë për bizneset sepse vajzat dhe gratë kanë vështirësi në marrjen e kredive për nisje biznesi.
“Numri i grave sipërmarrëse ka dallim në numra dhe lidhet me pjesën e mendësisë. Ka më shumë gra në lidership, ka përmirësime në pjesëmarrjen e tyre në borde publike apo private. Kjo ka qenë një nismë që gratë të mos jenë në pozita të ulëta apo në sektore veshmbathje, parukerie.
Kam nisur këtë komunitet që të punojë me gratë që kanë mendësi të hapur dhe jam krenare që është një grup i madh në numër dhe shpresoj të zgjerohet. Kemi ministre gra që kanë ndihmuar zhvillimin e grave në biznes.
Është një sfidë për të gjitha bizneset sepse nuk është një klimë fort e lehtë, kanë vështirësi në marrjen e kredive për nisjen e biznesit.”
/ abcnews.al

