Vajza uron Najada Çomon për ditëlindje: Kjo është dhurata më e bukur që mund t’i bëni mamit në spital

schedule10:31 - 21 Nëntor, 2020

schedule 10:31 - 21 Nëntor, 2020

Sot për shefen e Infektivit, Najada Çomon është një ditë e veçantë, pasi ajo feston ditëlindjen.

Urimet për të kanë qenë të shumta, veçanërisht në këtë periudhë alarmante nga Covid-19.

Ka qenë ministrja Manastrirliu që e ka nisur sagën, më pas ka vijuar kryeministri Rama dhe deri para disa minutash ka qenë vajza e Çomos, Greisi.

LEXO EDHE: Rama uron për ditëlindje Najada Çomon, por çfarë nuk shkoi me foton që fshiu?

Kjo e fundit ka postuar në ‘Facebook’ një foto me të ëmën, e cila gjatë këtyre muajve i ka munguar shumë.
Ajo shprehet se edhe sot si çdo ditë tjetër Çomo është në spital, duke i shërbyer me përkushtim maksimal çdo personi që po vuan nga Covid, ndërsa shton se dhurata më e mirë që mund t’i bëhet mamasë së saj është respektimi i rregullave.

“Sot, si çdo dite tjeter ti je ne Spital, duke i sherbyer me perkushtimin maksimal çdo individi i cili eshte duke vuajtur pasojat e ketij virusi qe ka ndryshuar jetet e secilit prej nesh. Gezuar Ditelindjen mushi Dhurata me e bukur qe mund ti beni mamit eshte te respektoni rregullat”, ka shkruar Greisi. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!