Vajza që u përdhunua nga Dani Alves i tha avokates se nuk mund të flinte dhe po merrte ilaçe

schedule17:45 - 26 Janar, 2023

schedule 17:45 - 26 Janar, 2023

Avokatja e viktimës, Esther Garcia Lopez, ka folur për vajzën 23-vjeçare e cila akuzoi Dani Alves për përdhunim më 30 dhjetor.

Vajza ka deklaruar më parë se nuk i duheshin para nga lojtari dhe se ai duhet të dënohej duke shkuar në burg.

Sipas avokates, viktima nuk ka mundur të flejë më që nga dita që ka dëshmuar për përdhunimin. Ajo po i nënshtrohej trajtimit psikiatrik dhe po ashtu merrte ilaçe antivirale për të shmangur infeksionet seksualisht të transmetueshme, pasi Alves nuk përdori prezervativ në momentin e përdhunimit. /G.D abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!