Ishte vetëm 5 vjeç kur Rihana Skënderi agjeroi për herë të parë. E ndikuar nga anëtarët e tjerë të familjes. Këshu lidhja e saj shpirtërore me Islamin ka nisur shumë herët.
“Duke qenë se motra e madhe dhe më të medhenjtë e tjerë në shtëpi agjëronin dhe t’i si femi ke deshiren te besh te njejten gje qe bejne ata.”
Në ditën e parë të muajit të shenjtë të Ramazanit, Rihana vizitoi xhaminë e Namazgjasë në Tiranë për të kryer faljen. Agjerimin thotë se e ka pritur me gëzim.
“Shumë e emocionuar për ne kur e dimë që ky muaj është i begate dhe mundohemi të bëejme sa më shumë vepra të mira.”
Ramazani është muaji më i rëndësishëm për besimtarët myslimanë, i sakrificës sublime ndaj Zotit. 15 vjeçarja rrefen se gjatë këtij muaji të agjerimit atmosfera në shtëpinë e tyre është shumë ndeyshe.
“Duke qenë se babai im qëndron jashtë dhe në muajin e ramazanit vjen në shtepi dhe bëhet një ngrohtësi familjare. Mblidhemi zakonisht për iftar me teze, daja.”
E rritur ne familje me normat e fesë islame, për Rihanën agjërimi nuk është thjeshtë një sakrificë për të hequr dorë nga ushqimi nga lindja e diellit deri në perëndimin e tij.
“Duhet të lexosh Kuranin, mundohemi që këtë muaj të lexojmë të gjithë Kuranin dhe një shkronjë që lexon ka 10 shpërblime. Kjo është rruga e drejtë, kjo është e vërteta dhe zakonisht kur lexon Kuranin.”
Si çdo adoleshent tjetër, 15 vjeçarja pranon se me tekat e moshës ndonjëherë edhe e tepron. Këtë muaj Kurani do të zërë një vend të veçantë për të.
“Jemi në shkollë dhe ndonjëherë harxhojmë kohën me rrjetet sociale, duke folur me njëra tjetrën me shoqet për filma, apo për libra që nuk na sjellin dhe aq shumë dobi, do e kaloj kohën me tepër duke lexuar kuranin, duke bere vepra te mira.”
Për besimtarët myslimanë që kanë nisur muajin e shenjtë të Ramazanit, Rihana ka këtë mesazh.
“Një agjërim sa më të lehtë, ua pranoftë zoti cdo të mirë që bëjnë!”

