TIRANË- Gjatë vizitës në Piramidën e Tiranës, sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken u përshëndet nga një vajzë e re nga Tropoja, e cila e falënderoi dhe i uroi mirëseardhjen në Shqipëri.
Ajo tha se mbështetja e ShBA për shqiptarët është shumë e madhe.
“ Zonja dhe zotërinj, të nderuar miq, është një nder i madh që të jem me ju sot. Unë vij nga Bajram Curri, nga zemra e Tropojës. Kam një ndjenjë të thellë optimizmi dhe krenari, falënderoj sekretarin Blinken për mbështetjen. Përkushtimi juaj për të forcuar marrëdhëniet është dëshmi e miqësisë së palëkundur mes SHBA dhe Shqipërisë. Ne kemi fuqinë jo vetëm për të ardhmen e vendit tonë, por edhe për të kontribuar për të gjithë botën. E ardhmja është shumë e bukur. Si presidente e klubit të vajzave të Kosovës, unë kam shumë shpresë në të ardhmen tonë. Falënderoj SHBA për mbështetjen dhe miqësinë. Kemi vlera të përbashkëta dhe një ndjenjë optimizmi. Ju falënderoj Amerike për mbështetjen e shqiptarëve”, tha ajo.