“Vajza ime në qiellin e shtatë”, kapiteni ia del të mposhtë sëmundjen e keqe

schedule13:20 - 21 Maj, 2021

schedule 13:20 - 21 Maj, 2021

Sol Bamba luan në qendër të mbrojtjes dhe prej vitit 2016 është pjesë e Cardiff City. Lojtari me origjinë nga Bregu i Fildishtë, kombëtare me të cilën numëron 46 ndeshje dhe 1 gol, mori një lajm të tmerrshëm pesë muaj më parë.

Doktorët i deklaruan se kishte sëmundje të keqe, diçka që askush nuk dëshiron ta dëgjojë kurrë. Moment i rëndë, por 36-vjeçari, i cili është mësuar të luftojë në fushën e blertë, pranoi fatin e tij, vendosi të mos dorëzohet dhe nisi betejën.

Mrekullitë nuk ndodhin vetëm në futboll. Bamba ia ka dalë të fitojë ndeshjen më të rëndësishme të jetës së tij, atë me vdekjen. Sot është shëruar plotësisht dhe gëzon shëndet të plotë. Lajmin e lumtur ka nxituar ta ndajë me tifozët.

Përshëndetje të gjithëve, thjesht një mesazh i shpejtë për t’iu informuar se jam shëruar nga kanceri! Ky është sigurisht një lajm i shkëlqyer për mua dhe vajzën time, për momentin ndihemi në qiellin e shtatë.

Dua t’i falënderoj me sinqeritetin më të madh të gjithë ata që më kanë mbështetur, edhe ata që më kanë dërguar një mesazh të thjeshtë“, shkruan në Twitter Sol Bamba. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!