Pesë muaj nga ndarja nga jeta e aktorit të madh Xhevdet Ferri, e bija Bora ka bërë një dedikim prekës në rrjetet sociale.
Teksa ka postuar një foto krah të dy prindërve, Bora shkruan se ai nuk e kishte mësuar të jetonte pa prezencën e tij, ndërsa me batutë shton se ai do acarohej shumë nëse do shikonte gjithë këtë foto të tij.
“Sa i bukur ke qenë mo papi. O bo booo kushedi sa do acaroheshe me mua megjithë këto fotot e tua që të kam ndarë në këto 5 muaj të shkuar.
Por me thënë të drejtën po bëj si çfarë të mundem, sepse në të gjithë leksionet që më ke dhënë në jetë (edhe me ato ozmoze) nuk më ke mësuar si të jetoj pa prezencën tënde). Ja psh edhe në këtë koment do të kishe thënë “Bora je bërë patetike”, shkruan ajo./abcnews.al