Vajza e Obamës ka nisur punën si shkrimtare në seriale, shefja tregon “të fshehtat”

schedule14:40 - 2 Shkurt, 2023

schedule 14:40 - 2 Shkurt, 2023

Babai i saj, Barack Obama, mund të ketë qenë i përfshirë në politikë, por Malia Obama nuk ka aspirata të tilla, të paktën tani për tani. 24-vjeçarja, ish-vajza e parë e SHBA-së, pasi u diplomua në Harvard në School of Visual & Environmental, po punon si skenariste në serialin e ri të aktorit dhe këngëtarit të famshëm, Donald Glover dhe Janine Nabers, “Swarm”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Donald Glover (@donaldglover)

Siç është bërë e ditur, premisa e serialit është frymëzuar nga jeta e Beyonce, me vajzën e Obamas në ekipin e shkrimtarëve. Siç tha Nabers në një intervistë të fundit me Vanity Fair, Malia ishte shumë e frytwshme duke qenë se protagonistët e serialit janë në të njëjtën moshë. “Malia është në të 20-at, kështu që ishte e mrekullueshme të kishim dikë si ajo në dhomë”, shpjegoi ajo.

Në të njëjtën kohë, ajo përshëndeti entuziazmin dhe profesionalizmin e saj. ” Ajo është shumë profesioniste. Ajo është një shkrimtare dhe artiste e mrekullueshme,” tha Janine, duke shtuar se ” ne donim t’i jepnim asaj një shans për të testuar veten në televizion dhe për të parë nëse është diçka që ajo do të donte të vazhdonte të bënte.”

Por vetë Glover kishte folur për Obamën marsin e kaluar në një intervistë, duke e quajtur vajzën e Barack Obamës tepër të talentuar. “Ndjehem sikur ajo do të krijojë gjëra të mëdha në të ardhmen. Stili i saj i të shkruarit është i mahnitshëm,” tha krijuesi i shfaqjes.

Nga ana tjetër, ai nuk ka ngurruar të bëjë shaka me faktin se ajo është vajza e ish-presidentit të SHBA-së, duke komentuar se: “Nuk mund ta kemi të lehtë me të sepse është vajza e presidentit”. Natyrisht, aktori kishte rrëfyer se Malia është shumë me këmbë në tokë dhe e ftohtë, çka shpjegon edhe pse nuk ka asnjë problem./abcnews.al