Vajza e Meghan dhe Harry, Lilibet do të vizitojë Britaninë e Madhe për herë të parë

schedule16:12 - 9 Maj, 2022

schedule 16:12 - 9 Maj, 2022

Princi Harry dhe Meghan Markle do t’i marrin fëmijët e tyre në Mbretërinë e Bashkuar për të festuar Jubileun Platinum të Mbretëreshës Elizabeth.

Lajmin e bëri të ditur një zëdhënës i Dukës dhe Dukeshës së Sussex për HELLO!.

Ky udhëtim do të jetë i pari për Lilibet Dianën e vogël në Mbretërinë e Bashkuar, ku kanë lindur babai dhe vëllai i saj i madh Archie Harrison. Princi Harry dhe Meghan Markle u shpërngulën në Kaliforni në vitin 2020. Çifti mirëpriti vajzën e tyre, qershorin e kaluar në spitalin Santa Barbara Cottage.

Siç mësohet, Lilibet Diana do të festojë ditëlindjen e saj më 4 qershor në Mbretërinë e Bashkuar, pasi festimet e Jubileut të Platinumit do të zhvillohen nga 2 deri më 5 qershor./abcnews.al