Vajza e mafiozit Toto Rina hap restorantin “Corleone” në Paris

schedule14:45 - 9 Janar, 2019

schedule 14:45 - 9 Janar, 2019

Vajza e Toto Rinës, mafiozit të Koza Nostrës, ka hapur në Paris restorantin e saj “Korleone”. Në reklamimin e tij ajo premton se menuja do të jetë origjinale siciliane. Lucia Rina është vajza më e vogël e mafiozit i cili ndërroi jetë në burg.

Rinis nga Parisi jeta e re e Lucia Rinas 39 vjeç, vajza më e vogël e bosit të Koza Nostrës i njohur si Toto, i cili ndërroi jetë në burg në nëntor të 2017-ës. Me anë të një publikimi në Facebook Lucia tregon se ka hapur restorantin e saj “Korleone nga Lucia Riina” dhe se tashmë do të jetojë në kryeqytetin francez me bashkëshortin e saj dhe vajzën e vogël.

Restoranti premton një kuzhinë origjinale siçiliane dhe një ambient elegant dhe mikpritës në një nga rrugët kryesore të Parisit, jo shumë larg Harkut të Triumfit.

Vajza më e vogël e mafiozit, u vu në dijeni për krimet e babait të saj vetëm pas arrestimit të tij në janar të 1993-shit, prej kohësh dëshironte të largohej nga Korleone pasi ndihej e diskriminuar dhe nuk kishte të ardhura të mjaftueshme. Pas lindjes së vajzës ajo refuzoi të merrte bonusin që ofron shteti, duke i kërkuar presidentit të vendit që të hiqte shtetësinë italiane për të, bashkëshortin dhe vajzën e saj. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!