Vajza e Linda Ramës padit Berishën/ Elezi: Akuzat kanë rezultuar pa bazë

schedule13:30 - 11 Korrik, 2024

schedule 13:30 - 11 Korrik, 2024

Vajza e Linda Ramës, Rea Xhillari ka dorëzuar një padi në gjykatën e Tiranës ndaj Sali Berishës dhe 6 deputetëve të tjerë të PD për cenim të personalitetit dhe reputacionit nga përhapja e thënieve të pavërteta me natyrë shpifëse.

Ish-kandidati për kryetar të PD, Ibsen Elezi i ftuar në “Tirana Live” në ABC News, u shpreh se një pjesë e akuzave nga grupi i demokratëve kanë rezultuar të pabaza.

Më tej ai argumentoi se nëse akuzat do ishin të vërteta, çështja do të kishte kaluar në institucionet përkatëse.

“Shpesh herë abuzohet e familjet dhe familjarët e politikanëve dhe kjo nuk është serioze. Nuk është dinjitoze si gjë. Di që kur vajza e Linda Ramës akuzohet padrejtësisht, ajo ka të drejtë të mbrohet.

Kur abuzohet me çështje konkrete, nuk është e thënë të ketë kauza publike, por akuza në institucionet përkatëse. Përderisa nuk kanë ndodhur, atëherë janë në kuadrin politik. Njerëzit nuk i besojnë akuzat e politikanëve që i bëjnë shpesh.”, u shpreh Elezi.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!