Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar pas emërimit të Besiana Kadares, si zëvendës presidente në sesionin e 75-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo e uron vajzën e shkrimtarit Ismail Kadare për postin e ri.
“Përgëzime Besiana Kadare në zgjedhjen e Shqipërisë në këtë pozicion të rëndësishëm!”, shkruan Yuri Kim.
Shqipëria do të përfaqësojë Grupin e Evropës Lindore në Kombet e Bashkuara.
Congratulations @besiana_kadare on Albania's election to this important position! https://t.co/wS6NfzH0Ov
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) July 1, 2020