Vajza e Ilva Tares feston ditëlindjen, Rudina Hajdari ndan foto nga festa

schedule22:23 - 1 Korrik, 2021

schedule 22:23 - 1 Korrik, 2021

Gazetarja e mirënjohur, Ilva Tare është munduar ta mbajë larg vëmendjes së publikut jetën personale. Ditën e sotme, vajza e saj, Melody feston përvjetorin e lindjes. Ajo mbush 6 vjeç dhe mami Ilva zgjodhi të publikojë si rrallëherë disa momente të këndshme.

Ajo ndau me ndjekësit një video, kur Melody ka hedhur hapat e parë. “Hapat e parë të melodisë së jetën time.”, ka shkruar ajo krahas videos ndërsa në një tjetër imazh thekson: “Ai momenti kur të thonë do rritet shumë shpejt. Shpenzo kohë me të…dhe kupton që ke humbur 6 vjet.”

Ajo ka organizuar një festë për këtë ditë speciale të së voglës së saj. Pjesë e këtij organizimi ka qenë dhe Rudina Hajdari, e cila ka ndarë disa imazhe në rrjete sociale. Ajo e ka surprizuar me një kartolinë me të bijën, me mbishkrimin “Melody bën 6 vjeç. Jeta në ngjyra.” /abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!