Ylli i muzikës shqiptare, Kida ka ndarë si rrallëherë një fotografi me babain e saj. Fotoja është shkrepur nga prapaskenat e koncertit të djeshëm në sheshin “Skënderbej”, ku interpretoi dhe Kida. Krahas fotos ku përqafohet me të atin, këngëtarja e mirënjohur ka shkruar: “Vajza e babit.”
Kujtojmë që përgjatë gjithë këtyre viteve karrierë, Kida është treguar shumë hermetike sa i përket jetës personale. Këngëtarja ka ndarë ndonjëherë foto me prindërit për ndonjë rast të veçantë por duke mos i ekspozuar shumë për mediat. Sa i përket dashurisë, nuk dihet asgjë për të.