Psikologia Arjana Muçaj thotë se vajza 19-vjeçare Hygerta Meta duhet të kishte denoncuar dhunën që i ati, Pëllumb Meta ka ushtruar ndaj saj.
Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Muçaj u shpreh se krimi nuk ka ndodhur në moment, por ka pasur një akumulim ndër vite për shkak të dhunës së ushtruar.
“Ne flasim për një vajzë 19-vjecare që është rritur në një famlje ku presioni dhe dhuna psikologjike ka qenë prezente. Kryefamiljari ishte një person që ushtronte autoritet të plotë mbi famlijen. Fëmija rritet me ndjenjë agresiviteti. Prezenca e fëmijëve kur nëna dhunohet, ndikon edhe në mënyrën e rritjes së fëmijëve. Vjen një moment që mund të ketë qenë edhe fata në shkëputjen e arsimimit të fëmijës, gjë që prindi, që është autoritar e ndërpret në mes, ndonjëherë kjo shkakton pakënaqësi. Mua më shqetëson fakti, po flasim për një vajzë 19-vjeçare të arsimuar. Ajo mund të kishte kërkuar ndihmë. Këtë pjesë nuk ekuptoj, nuk ka kërkuar ndihmë, te rrethi shoqëror, te njerëzit e afërt.
Aty ku është abuzimi psikologjik, i kemi të gjitha format e dhunës brenda saj. Unë mendoj që kjo ka ardhur ndër vite, nuk ka ndodhur në një moment. Mendoj që kjo është për shumë kohë. Kjo vjen për efekt të një periudhe të gjatë kohore. Pika kulminante ka qenë ndërprerja e studimeve të vajzës. Mendoj se aty ka pasur edhe dhunë fizike”, theksoi ai./abcnews.al