Vajushi me ekip të ri, menaxheri Haxhia paralajmëron

schedule08:51 - 21 Shtator, 2019

schedule 08:51 - 21 Shtator, 2019

Gjërat nuk kanë shkuar mirë për Armando Vajushin këto kohë. Sulmuesi anësor është ende pa ekip, por pritet që të ketë të reja. Menaxheri Sokol Haxhia, ka postuar në llogarinë e tij në “Facebook” një foto, me mesazhin e qartë: “Lajme, lajme, lajme”.

Shkodrani së fundmi provoi një eksperiencë në Superiore me Teutën. 27-vjeçari ishte i pafat, pasi në momentin që iu bashkua durrsakëve pati një dëmtim që e penalizoi atë. Më pas luajti në total në kampionat 9 ndeshje, 4 prej të cilave si titullar.

Vajushi nuk la gjurmë në skuadrën e drejtuar nga Bledi Shkëmbi dhe më pas erdhi edhe “divorci”. Tashmë mbetet për t’u parë se ku do ta vijojë karrierën. Në të shkuarën ai është aktivizuar në Itali me skuadra si Livorno, Pro Vercelli dhe Avellino. /abcnews.al