Vaji i Fierit në Itali e Greqi/ Fermerët te kënaqur, por sivjet ka më pak prodhim

schedule12:12 - 30 Gusht, 2023

schedule 12:12 - 30 Gusht, 2023

Vaji i ullirit që kishte mbetur stok si pasojë e mbiprodhimit të vitit të shkuar është shitur i gjithi për eksport.

Feremerët e Cakranit në Fier thonë se produkti i tyre ka shkuar kryesisht në Itali e Greqi.

Me çmimin e shitjes janë të kënaqur por thonë se edhe cilësia ka qënë e lartë.

Viti i shkuar ishte i mbarë për fermerët por këtë sezon parashikohet më pak prodhim, shkak moti jo i mirë përgjatë pranverës.

Në Cakran janë mbi 400 mijë rrënjë ullinj nga të cilat vjet u prodhuan afro 100 mijë ton vaj.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!