Vaj në rrugë pas një aksidenti, e pëson një tjetër automjet në Librazhd

schedule18:02 - 30 Prill, 2022

schedule 18:02 - 30 Prill, 2022

Një aksident që ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në rrugën që lidh Librazhdin me Elbasanin është bërë shkak për një aksident tjetër. Mësohet se si pasojë e aksidentit të parë, në mes të rrugës është derdhur vaj dhe për pasojë është aksidentuar një automjet i radhës që ka kaluar.

Shoferi i automjetit të dytë pretendon se edhe pse ka shkuar në vendin e ngjarjes zjarrfikësja, situata nuk është zgjidhur.

Si pasojë e aksidentit nuk ka të lënduar.  /abcnews.al/