Nga Valbona Davidhi
Vjelja e ullinjve në Patos, Rroskovec dhe Mallakastër është drejt fundit por fermerët nuk dinë çfarë të bëjnë me vajin, megjithëse ky i fundit këtë vit është prodhim vendi. Thirrjet për ndërhyrjen e shtetit që vaji të mos mbetet stok, bëhen edhe më kumbuese kur ky i fundit rezulton produkt i pastër nga kimikatet dhe insekticidet.
Sasi të mëdha ullinjsh po transportohen në dhjetëra fabrika të zonës. Enët po mbushen plot por jo xhepat e fermerëve.
Të dorëzuar përballë çmimit të lartë të imputeve bujqësore, fermerët i braktisën ullinjtë duke mos kryer asnjë shërbim. Por në ndihmë u erdhën temperaturat e larta të verës që penguan përhapjen e sëmundjeve nga insektetet duke bërë që pemët e ullirit të japin rendiment të lartë.
Qarku i fierit ka sipërfaqe të mëdha me ullinj ku vetën në bashkinë e Fierit janë 1 milion rrënjë. Zonat ku ulliri kultivohet prej shekujsh janë Cakrani, fshatrat e Mallakastrës dhe Rroskovecit. /abcnews.al/