Gjatë rrëfimit në emisionin “Pas Mesnate”, kompozitori i njohur dhe “Artisti i Merituar”, Aleksandër Peçi ka folur dhe për bashkëpunimin me divën e skenës, Vaçe Zelës. Ai e konsideruar Vaçen si një këngëtare unike dhe një bletë që qëmonte nektarin në çdo autor.
Peçi ka thënë se kënga “Në shtëpinë tonë” u bë hit prej interpretimit të saj.
“Vaçja ka kënduar gati 7 këngë të miat. Bashkëpunimi ishte shumë i frytshëm dhe shumë i bukur. Ajo ishte një bletë që qëmtonte nektarin te çdo autor dhe së bashku me autorin, ai nektar kthehej në një mjaltë në kuptimin simbolik të fjalës.
Ka punuar me Prodanin, me Krajkën, me Zoraqin, me Pjetër Gacin, për mua ishte fat i madh se në atë periudhë unë isha udhëheqës artistik i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore dhe mos gabofsha takimi i parë ka qene kur unë isha maturant dhe ajo këndoi një këngë të Shpëtim Kushtës. Më prezanton Shpëtimi dhe ishte profesor i imi në atë kohë se unë isha në lice. Ndërsa takimi si krijues ka qene me këngën në “Shtëpinë tonë”, tregoi Peçi./abcnews.al