Uzuni ndër më të kërkuarit, “gjigantët” spanjollë vihen pas “legjionarit”

schedule20:36 - 28 Gusht, 2024

schedule 20:36 - 28 Gusht, 2024

Sezoni i parë në La Liga nuk shkoi siç ndoshta do të donte. Në planin personal Myrto Uzuni nuk ka zhgënjyer, por skuadra e tij Granada zbriti sërish në një kategori më poshtë në futbollin spanjoll.

Pasi u shpall golashënuesi më i mirë në sezonin e shkuar të La Liga 2, duke fituar edhe “Këpucën e Artë” të kampionatit, sulmuesi kuqezi ka gjetur rrugën e rrjetës plot 11 herë në elitën e futbollit spanjoll, si dhe ka dhuruar një asistim por kaq nuk kanë ndihmuar skuadrën e Granada, të shpëtojë nga rënia në La Liga 2 dhe tashmë duket se për Uzunin ka një tjetër të ardhme.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave spanjolle, ai do të rikthehet shpejt në elitë, madje duke bërë edhe kapërcimin e madh në karrierën e tij.

Myrto Uzuni ka admirues të shumtë në La Liga, përfshirë “Andaluzianët” e Sevilla dhe skuadrën e Las Palmas, të cilat janë mbushin thasët për kartonin e futbollistit 28-vjeçar dhe sipas specialistëve të “Transfermarkt”, kartoni i tij vlerësohet 9 milion euro, megjithatë Granada duket se ka pretendime më të mëdha financiare. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!