Uzuni: Mund të luaj edhe me 3-5-2, COVID-19 më mundoi shumë

schedule18:19 - 11 Nëntor, 2020

schedule 18:19 - 11 Nëntor, 2020

Shënoi dhe asistoi. Myrto Uzuni është padyshim njeriu i ndeshjes për ditën e sotme, teksa i tregoi trajnerit Reja se duhet t’ia kishte dhënë edhe më parë mundësinë të tregonte vlerat e tij. Pas ndeshjes me Kosovës, për RTSH Uzuni foli për ndeshjen e sotme dhe situatën e vështirë të kaluar prej COVID-19.

“E kisha pritur shumë këtë ndeshje dhe besoja se do vinte ky moment. Jam shumë i lumtur që u riktheva më i fortë pas infektimit. Duke njohur veten time, kalova një situatë shumë të vështirë prej COVID-19 dhe rezultoja në 24 ditë pozitiv.

Duhet të rritem akoma sepse nuk jam në kushtet e duhura fizike pas gjithë asaj kohe jashtë. Në pjesën e parë isha mbrojtës i majtë nuk e kam problem, në kombëtare luan dhe jep maksimumin dhe në fund vendos trajneri.

Reja në vështirësi pas paraqitjes sime? Duhet të pyesni trajnerin në lidhje me këtë çështje. I kam energjitë e duhura për të përballuar edhe dy ndeshjet e ardhshme. Shpenzova shumë energji për të shfrytëzuar në maksimum mundësinë e dhënë nga trajneri dhe deri në ndeshjen e radhës me shumë mundësi do të jem gati. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!