Uzuni më i miri te Ferencvaros, merr 30 për qind të votave të tifozëve

schedule18:39 - 8 Qershor, 2021

schedule 18:39 - 8 Qershor, 2021

Tifozët e Ferencvaros as që kishin dyshime: Myrto Uzuni është lojtari i vitit në skuadrën kampione të Hungarisë, pasi është votuar më shumë se të gjithë.

Klubi hungarez ka bërë me dije se beratasi ka marrë rreth 30 për qind të votave, ose 6000 vota nga tifozët, për të lënë pas Aissa Laidouni dhe Denus Denes.

Uzuni ishte shënuesi më i mirë në kampionat për Ferencvaros sezonin e shkuar. Ai shënoi 12 gola në kampionat dhe tre në Champions League.

Një prej tyre madje në shtëpinë e Juventusit ne grupet e këtij kompeticioni të madh. Në ndeshjen e parë të sezonit të ardhshëm sulmuesi do të marrë statujën e bronztë, që klubi i Ferencvaros jep zakonisht. v.p / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!