Aktorja Olta Gixhari do të bëhet nënë për herë të parë. Lajmin e pritjes së ëmbël aktorja e konfirmoi pak ditë më parë.
Së fundmi ajo ka publikuar një foto në Instagram, ku krahas saj bën me dije se foshnja është e gjinisë mashkull, dhe se mezi pret të postoj foto me barkun e rrumbullakosur.
“Faleminderit me zemër për gjithë urimet tuaja, ma keni bërë edhe më të ëmbël pritjen e bebushit tim. Shumë shpejt do postoj një foto (modeste) me barkaluq, se vdiqa po ma kërkojnë të gjithë. Ps- Unë vazhdoj të bëj seksin nëpër foto nuk heq dorë. Ju dua, zemra mal”, shkruan aktorja krahas fotos.


