Një traget dhe pesë varka të ndërtuara në mënyrë artizanale që ushtronin aktivitetin e tyre në Liqenin e Komanit, janë bllokuar nga policia, pas kontrollove të ushtruara në kuadër të operacionit policor të koduar “Komani”.
Sipas informacioneve të policisë, trageti ishte i paregjistruar në organet tatimore, kishte punonjës te paregjistruar, si dhe mungonte leja e drejtimit për guidimin e tij. Për pasojë, është proceduar penalisht 53-vjeçari, pronari i tragetit, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe “Punësimi i paligjshëm”.
Ndërkaq, u kontatua se pesë varkat ishin të pasigurta për lundrim dhe pronarët e tyre janë ndëshkuar me masë administrative nga 10 000 lekë të rinj.
Operacioni, nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, Komisariati i Policisë Vau i Dejës, Policia Kufitare e Shkodrës, FNSH Shkodër, në bashkëpunim me Autoritetin Portual të Durrësit./abcnews.al