Ish-sulmuesi i Partizanit, Solomon, ishte në telashe të mëdha me drejtësinë shqiptare.
28-vjeçari u arrestua nga policia, në vitin 2021, pas denoncimit nga e dashura për ushtrim dhune, teksa së fundmi iu caktua masa e arrestit me burg.
Ndërkohë, së fundmi bëhet me dije se sulmuesi është i lirë dhe mund të bashkohet me ekipin e Dukagjinit të Klinës në Kosovë. Solomon, prej shkurtit të këtij viti, ndodhej në qeli në Shqipëri pasi në fillimin e 2021 u akuzua dhe më pas u shpall fajtor për “dhunë në familje” ndaj ish të dashurës.
Në atë kohë, 28-vjeçari ishte pjesë e Partizanit dhe banonte në Tiranë, duke pasur llogari të hapura me drejtësinë.
Në fillim të shkurtit 2024 ai u arrestua pasi nuk zbatoi vendimin e Gjykatës që e kishte lënë në liri me kusht, duke mos u paraqitur çdo dy javë në policinë e Kosovës.
Kalvari i dënimit për sulmuesin nisi në 2023 kur Gjykata e Tiranës e dënoi me një vit e gjysmë heqje lirie, që më pas u konvertua në shërbim prove.
Tashmë pas amnistisë, Solomon ishte mes 700 të burgosurve që përfitojnë lirinë./ h.ll/abcnews.al