Një 20-vjeçar është arrestuar ditën e diel në fshatin Zall Reç të Dibrës. Policia ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikti në familje, pasi i riu kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses.
Ndërsa, këtë të hënë nga hetimet e kryera, dyshohet se ky shtetas ka ngacmuar seksualisht një 16-vjeçare.
Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Paranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme./abcnews.al