Ushtria ukrainase i vë flakën mjetit ushtarak rus

schedule11:32 - 27 Shkurt, 2022

schedule 11:32 - 27 Shkurt, 2022

BBC ka publikuar një video, në të cilën duket se një mjet ushtarak rus është përfshirë nga flakët nga sulmet e ushtrisë ukrainase.
Ushtria e Ukrainës thotë se e shkatërroi automjetin mes luftimeve në qytet, citon BBC.

Ndërkohë, sot trupat ruse hynë në Kharkiv , qyteti i dytë më i madh i vendit, ku po luftojnë ushtarët ukrainas në rrugë. Autoritetet lokale në qytetin verilindor thonë se automjetet e lehta ruse kanë shkelur qendrën e tij dhe po u bëjnë thirrje civilëve të qëndrojnë në vende strehimi.

Lexo edhe: Greqia i shtohet listës së vendeve që do të ndihmojnë Ukrainën

Presidenti Volodmyr Zelensky ka refuzuar ofertën e Moskës për t’u takuar për bisedime në Bjellorusi. Kievi thotë se është gati të negociojë me Rusinë diku tjetër, por jo në Bjellorusi pasi vendi po përdoret nga Rusia për të nisur pushtimin e saj në Ukrainë.

Gjithashtu këtë mëngjes, Zelensky njoftoi se Ukraina po krijon një legjion “ndërkombëtar” vullnetarësh për të huajt që dëshirojnë t’i bashkohen ushtrisë ukrainase në luftën e saj kundër forcave ruse.

Mbretëria e Bashkuar thotë se pavarësisht përparimeve nga drejtime të shumta në Ukrainë, ajo beson se forcat ruse po hasin “rezistencë të ashpër” nga ushtria e vendit.
Sipas vlerësimeve të inteligjencës nga Londra, luftimet vazhduan mbrëmë në Kiev, por me një intensitet më të ulët se natën e kaluar.

Civilët ukrainas janë përpjekur gjithashtu të bllokojnë përparimin e forcave ruse në mënyrë paqësore. Një video, që besohet se është regjistruar në rajonin e Chernihiv, tregon banorët vendas që ndalojnë një kolonë tankesh ruse duke ecur masivisht drejt tyre

Finlanda dhe Irlanda po mbyllin hapësirën e tyre ajrore për të gjitha fluturimet ruse. Britania e Madhe dhe shumica e vendeve të BE-së kanë bërë të njëjtën gjë dhe BE thotë se një vendim zyrtar nga blloku pritet së shpejti për këtë./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!