Forcat ruse janë të pamëshirshme në përpjekjet e tyre për të kapur qytetet e bombarduara në lindje të Ukrainës, Bakhmut dhe Avdiivka, por nuk po bëjnë përparim.
Kështu u shpreh ushtria e Ukrainës në një deklaratë, por një zyrtar pro-Moskës tha se rusët po përparojnë, shkruan Reuters.
“Armiku vazhdon sulmin e tij në qytetin Bakhmut. Megjithatë, mbrojtësit tanë e mbajnë me guxim qytetin, zmbrapsin sulme të shumta të armikut,” tha Shtabi i Përgjithshëm, duke shtuar se forcat ukrainase kishin shmangur 57 sulme ruse në Bakhmut dhe qytete të tjera.
Ministria e Mbrojtjes e Britanisë deklaroi se forcat ruse kishin bërë vetëm “përparim margjinal” në një përpjekje për të rrethuar Avdiivka dhe kishin humbur shumë automjete të blinduara dhe tanke./abcnews.al