Ushtria serbe del kundër urdhrit të Vuçiç, refuzon të ndalojë protestat në Beograd

schedule12:30 - 11 Korrik, 2020

schedule 12:30 - 11 Korrik, 2020

“Ushtria serbe del kundër urdhrit të presidentit Aleksandër Vuçiç, refuzon të ndalojë protestat në Beograd”,- kështu njofton media Nova në Serbi.

Portali shkruan se refuzimi ka ardhur nga Brigada e 63-të e Parashutistëve.

Policia u përplas sërish me protestuesit në Beograd, teksa u shënua nata e tretë e protestave të dhunshme.

LEXO EDHE: Beogrdi në flakë, protesta edhe në qytete të tjera të Serbisë

Demonstruesit vazhdojnë të sfidojnë urdhrin që ndalon grumbullimin e njerëzve. Edhe këtë herë, protestuesit sulmuan godinën e parlamentit, duke tentuar që të futen brenda.

Policia qëlloi me gaz lotsjellës dhe përplasja u zhvendos në rrugë. Ndërkohë portali Nova në Serbi raporton se ushtria ka refuzuar urdhrin për të marrë pjesë në shtypjen e protestave. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!