Ofensiva e fundit e Rusisë në rajonin lindor të Donbasit ka filluar, tha të hënën një zyrtar i lartë ukrainas, duke paralajmëruar se Rusia vazhdon të grumbullojë forca atje.
Vadym Denysenko, një këshilltar i ministrit të brendshëm të Ukrainës, tha se nga këndvështrimi i tij ofensiva e madhe në Ukrainën lindore ka nisur tashmë”.
“Duhet të kuptojmë se nuk do të jetë përsëritja e 24 shkurtit, kur filluan sulmet dhe shpërthimet e para ajrore dhe ne thamë: “Lufta ka filluar”. Ofensiva e madhe de-fakto tashmë ka filluar”.
Lexo edhe: Bilanci tragjik, 183 fëmijë të vdekur që prej fillimit të luftës në Ukrainë
Zyrtarët ukrainas dhe perëndimorë kanë thënë ditët e fundit se kanë vëzhguar lëvizjen e trupave ruse në Donbas pas pengesave të mëdha për Moskën në një përpjekje për të marrë Kievin, shkruan CNN.
“Rusët po grumbullojnë forcat e tyre,” tha Denysenko.
“Ata vazhdojnë të ridislokojnë trupat dhe pajisjet e tyre në rajonet Donetsk dhe Luhansk.
Denysenko vuri në dukje shpërthimet gjatë natës në rajonin e Dnipropetrovsk dhe tha se bombardimet e Kharkiv, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, kishin vazhduar gjatë natës. Serhii Haidai, kreu i administratës ushtarake rajonale të Luhanskut të Ukrainës, tha se autoritetet ukrainase po organizonin një “evakuim të zgjeruar” në Donbas, duke shtuar se më shumë trena evakuimi nga Luhansk dhe Donetsk janë planifikuar për më 11 prill./abcnews.al/