Ushtria ruse njoftoi sot se ka filluar tërhiqjen nga zonat e provincës Kherson, për t’u rigrupuar në bregun lindor të Dnieper.
Tërheqja nga Kherson përfshin tërheqjen e trupave ruse nga qyteti provincial me të njëjtin emër, i vetmi kryeqytet provincial në Ukrainë që Moska ka marrë në kontroll që nga pushtimi i saj.
Ndërkohë, shefi i ushtrisë ukrainase Valery Zaluzny tha sot se forcat ukrainase përparuan shtatë kilometra në dy drejtime në pjesën jugore të vendit dhe morën nën kontroll 12 vendbanime të reja në 24 orët e fundit.
/abcnews.al