Shefi i ushtrisë ruse thotë se tashmë Rusia do të përqendrojë përpjekjet e saj kryesore të luftës në “çlirimin e plotë” të rajonit lindor të Ukrainës, Donbas.
Ministria e Mbrojtjes tha se Rusia ka shqyrtuar dy opsione për “operacionin e saj special ushtarak”, i pari mbulonte të gjithë Ukrainën dhe tjetri fokusohet në Donbas.
Komentet të përcjella nga agjencitë shtetërore ruse të lajmeve lanë të kuptohet për një ulje të mundshme të synimeve të luftës të Rusisë. Forcat ruse kanë hasur në rezistencë të fortë në veri të Ukrainës dhe rreth Kievit.
Sergey Rudskoy, kreu i departamentit kryesor operacional të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Ruse, tha se 93% e rajonit të Luhanskut dhe 54% e rajonit të Donetskut ishte nën kontrollin rus.
Rusia ka shkatërruar shumicën dërrmuese të forcave ajrore dhe marinës së Ukrainës, dhe kjo shënoi fundin e suksesshëm të fazës së parë të konfliktit,thotë shefi I ushtrisë ruse, shkruan BBC.
Megjithatë, ministria e mbrojtjes nuk përjashtoi mundësinë e sulmit në qytetet ukrainase që ishin bllokuar dhe tha se Rusia do të reagojë menjëherë ndaj çdo lëvizjeje për të mbyllur hapësirën ajrore mbi Ukrainën, diçka që Presidenti Zelensky e ka kërkuar vazhdimisht.
Ministria tha gjithashtu se Rusia do të vazhdojë pushtimin e saj derisa objektivat e vendosura nga Putin të arrihen, njoftoi agjencia e lajmeve Ria, pa specifikuar se cilat ishin objektivat/abcnews.al/