Ushtria e Myanmar ka paralajmëruar qytetarët që u ngritën në protestë kundër grushtit të shtetit se mund të përballen me 20 vite burg, nëse pengojnë Forcat e Armatosura.
Gjithashtu bëjnë me dije se dënimet dhe gjobat do të vijojnë ndaj udhëheqësve të organizimit të protestës.
Qindra mijëra njerëz kanë marrë pjesë në protestat e fundit, duke kërkuar lirimin nga paraburgimi të udhëheqësve të tyre të zgjedhur, përfshirë Aung San Suu Kyi si edhe rivendosjen e demokracisë në Myanmar.



/abcnews.al/

