Ushtria izraelite thotë se ka vrarë sulmues të infiltruar nga Libani

schedule15:51 - 9 Tetor, 2023

schedule 15:51 - 9 Tetor, 2023

Ushtarët izraelitë, të mbështetur me helikopterë, kanë vrarë të paktën dy persona të armatosur që kaluan kufirin nga Libani të hënën, tha ushtria. Ky është një sinjal për hapjen e një fronti të ri, përderisa forcat izraelite po vazhdojnë përleshjet me militantët palestinezë të Hamasit në Gaza.

Granatime me artileri dhe të shtëna me armë janë dëgjuar në kufirin jugor të Libanit me Izraelin, afër qytetit Dajra, raportoi televizioni Al-Manar, që është medium i lëvizjes Hezbollah.

Raportohet se grupi i personave të armatosur u afruan pranë kufirit dhe hapën zjarr ndaj ushtarëve izraelitë.

Përmes një deklarate, lëvizja Hezbollah  që ka mbështetjen e Iranit  mohoi përfshirjen në “çfarëdo përleshjeje midis anëtarëve të rezistencës dhe Izraelit armik, apo çfarëdo përpjekjeje për infiltrim” në Izrael.

Izraeli ka shpallur gjendje lufte dhe ka thirrur afër 300.000 rezervistë për të luftuar kundër Hamasit, teksa numri i viktimave në Izrael dhe Gaza ka shkuar mbi 1.000.

Po ashtu, autoritetet izraelite kanë urdhëruar rrethimin e plotë të Gazës, territor i cili udhëhiqet nga Hamasi që nga viti 2007.

Si Hamasi, ashtu edhe Hezbollahu, njihen si organizata terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë e tjera perëndimore./rel

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!