Ushtria izraelite shënjestroi objektivat e Hezbollahut në Libanin jugor

schedule08:55 - 13 Gusht, 2024

schedule 08:55 - 13 Gusht, 2024

Ushtria izraelite (IDF) tha se goditi një numër objektivash të Hezbollahut në Libanin jugor.

IDF njoftoi se avionët e saj goditën “ndërtesa ushtarake” të përdorura nga Hezbollah në zonat e Kafr Qila, Marwahin dhe Mays al-Jabal në Libanin jugor, raporton The Times of Israel.

Avionët izraelitë shënjestruan edhe pozicionet e Hezbollahut në zonën Aita al-Shab.

Ndërsa, ushtria publikoi pamjet e sulmit.

Situata në kufirin izraelito-libanez u përkeqësua pas fillimit të konfliktit midis Izraelit dhe grupit militant palestinez Hamas në tetor 2023.

Ushtria izraelite dhe Hezbollahu libanez shkëmbejnë zjarr pothuajse çdo ditë në zonat përgjatë kufirit./abcnews.al