Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ushtria izraelite rrethon plotësisht Rafahun

schedule18:04 - 12 Prill, 2025

schedule 18:04 - 12 Prill, 2025

Ushtria izraelite (IDF) ka njoftuar se ka rrethuar plotësisht qytetin Rafah në Rripin jugor të Gazës dhe ka krijuar një zonë të re sigurie, të ashtuquajturin Korridori Morag, që ndan Rafahun nga Khan Yunis.

IDF njoftoi se kishte përfunduar ngritjen e korridorit “në 24 orët e fundit”, shkruajnë mediat e huaja.

Sipas tyre, ushtria “eliminoi dhjetëra terroristë, shkatërroi tunele nëntokësore dhe infrastrukturën terroriste të Hamasit” si pjesë e operacionit, i cili zgjati rreth dhjetë ditë.



Me krijimin e Korridorit Morag, qytetet Rafah dhe Khan Yunis u ndanë.

Së bashku me korridorin Netzarim më në veri, Rripi i Gazës tani është i ndarë në tre pjesë.

Ministri i Mbrojtjes Israel Katz i përshkroi zonat e pushtuara si “zona sigurie” që do t’i shërbejnë Izraelit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!