Ushtria izraelite: Rreth 300 mijë palestinezë u evakuuan nga lindja e Rafahut

schedule13:06 - 11 Maj, 2024

schedule 13:06 - 11 Maj, 2024

Ushtria izraelite thotë se rreth 300 mijë njerëz janë larguar nga Rafahu lindor që kur urdhëroi evakuimin e qytetit jugor të Gazës këtë javë.

“Deri më tani, afërsisht 300,000 Gazanë kanë lëvizur drejt zonës humanitare në Al-Mawasi” që nga lëshimi i urdhrit të hënën, tha ushtria në një deklaratë.

Të premten, OKB tha se më shumë se 100,000 njerëz ishin larguar nga Rafah ditët e fundit shkruan Al Jazeera.

Ushtria urdhëroi evakuimin e Rafahut lindor të hënën pasi mori kontrollin e kalimit kufitar me Egjiptin përpara sulmit tokësor të kërcënuar prej kohësh në qytetin ku janë strehuar rreth 1.4 milionë njerëz.

Më herët të shtunën, ushtria urdhëroi njerëzit të largoheshin nga më shumë zona në lindje të Rafahut dhe në Rripin verior të Gazës, ndërsa ajo po vazhdonte me sulmet e saj.

Urdhrat e evakuimit dhe bombardimet intensive të ushtrisë në Rafah lindor kanë ngritur alarmin e gjerë ndërkombëtar. Pothuajse 35,000 njerëz janë vrarë nga sulmet izraelite në Gaza që nga 7 tetori./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!