“Puna për lirimin e një grupi të dytë pengjesh izraelitë dhe të huaj nga Gaza po vazhdon”.
Kështu deklaroi zëdhënësi kryesor ushtarak i Izraelit, Daniel Hagari, shkruan Al Jazeera.
Ai tha gjithashtu se qeveria izraelite është e përkushtuar të respektojë marrëveshjen e armëpushimit me Hamasin, por kishte shumë palë dhe faktorë të përfshirë.
“Dhe çdo ditë sjell me vete kompleksitetin e saj,” shtoi Hagari./abcnews.al