Ushtria izraelite lëshoi paralajmërime më “urgjente” për evakuim për banorët në Liban, përfshirë periferitë jugore të Bejrutit, të cilat konsiderohen një bastion i Hezbollahut.
Zëdhënësi i IDF-së për gjuhën arabe, Avichay Adraee, lëshoi një paralajmërim evakuimi për shtatë lagje të ndryshme në periferitë jugore të Bejrutit.
Ai gjithashtu paralajmëroi banorët për një ndërtesë në qytetin e Tyrit – e dyta sot.
Kjo vjen pas paralajmërimeve të mëparshme për banorët e Tyres, ku një shpërthim i madh u pa menjëherë më pas.
Gjithashtu të mërkurën në mëngjes, një sulm ajror në zonën e Sidonit në Libanin jugor vrau tetë persona dhe plagosi 22 të tjerë, sipas ministrisë së shëndetësisë të Libanit./abcnews.al


