Ushtria izraelite kryen bastisje në spitalin Al-Shifa në Gazë

schedule08:20 - 18 Mars, 2024

schedule 08:20 - 18 Mars, 2024

Ushtria izraelite ka deklaruar se trupat e saj kanë kryer bastisje në ndërtesat e spitalit Al-Shifa në Gazë, në një operacion që autoritetet shëndetësore palestineze kanë thënë se ka rezultuar me shumë viktima dhe me një zjarr të madh në njërën prej ndërtesave.

Ushtria ka thënë se ushtarët kanë kryer “operacion preciz” dhe se janë përballur me të shtëna me armë zjarri kur kanë hyrë në spital.

“Trupat janë përgjigjur me armë zjarri dhe zonat prej kah ka ardhur sulmi janë identifikuar. Trupat tanë janë duke vazhduar operimin në zonën e spitalit”, është thënë në deklaratë.

Sipas ushtrisë, operacioni është zhvilluar pas sigurimit të informacionit që spitali është përdorur prej liderëve të lartë të Hamasit.

Hamasi, grup palestinez që udhëheq Gazën, është shpallur organizatë terroriste prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!