Ushtria izraelite: Kemi sulmuar më shumë se 100 objektiva të Hamasit në 24 orë

schedule09:06 - 5 Janar, 2024

schedule 09:06 - 5 Janar, 2024

Ushtria izraelite njoftoi se gjatë ditës së kaluar ka kryer sulme në më shumë se 100 objektiva të grupit militant palestinez Hamas në Rripin e Gazës. Objektivat ishin qendrat komanduese të Hamasit, depot e armëve dhe infrastruktura e militantëve palestinezë, sipas deklaratës së ushtrisë izraelite.

Ushtria shton se në pjesën jugore të Gazës, në zonën e Khan Yunis, gjeti disa vende që përdoreshin për të lëshuar raketa në drejtim të Izraelit.

Ushtria izraelite tha gjithashtu se një dron nga forcat izraelite “gjurmoi një celulë terroriste dhe se, pasi verifikuan identifikimin e objektivave, forcat udhëzuan një avion luftarak të forcave ajrore izraelite për të goditur ndërtesën ku fshihej celula” dhe se, siç thuhet, “terroristët janë vrarë”.

/abcnews.al