Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari ka folur për sulmet e fundit në Rripin e Gazës, për të cilat banorët sulmet e së premtes ishin më intensivet që kanë përjetuar që nga fillimi i konfliktit mes forcave izraelite dhe grupit Hamas.
“Në orët e fundit kemi shtuar sulmet në Gaza. Forcat ajrore po sulmojnë gjerësisht objektivat nëntokësore dhe infrastrukturën terroriste, në mënyrë shumë të konsiderueshme. Në vazhdim të aktivitetit sulmues që kemi zhvilluar ditët e fundit, forcat tokësore po zgjerojnë aktivitetin tokësor mbrëmjen e sotme”, tha ai.
Ai shtoi se Forcat Mbrojtëse të Izraelit “po punojnë fuqishëm në të gjitha dimensionet” për të arritur qëllimet e tyre ushtarake. Një seri e madhe shpërthimesh tronditën qytetin e Gazës të premten mbrëma, sipas CNN.